24-11-2024

Arrestohet në Aeroport prizrenasi me të kaluar kriminale, kishte 7 urdhëresa

Një 29-vjeçar nga Prizreni, tashmë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës. Ndonëse zgjodhi që të largohej nga Kosova, me qëllim që të shpëtonte nga përballja me drejtësinë, i riu u kap në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Prizrenasi Misin Basha u arrestua sot nga Policia në aeroport, pasi i njëjti u ndalua dhe u verifikua se ndaj tij ishin aktive shtatë urdhëresa, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se Basha, emër i njohur për organet e rendit, ka qenë në listën e personave të kërkuar qe një kohë.

Me të kaluar kriminale për plot raste që lidhen me veprat për substanca narkotike, vjedhje e kanosje, ndaj tij ishin lëshuar urdhëresat që i njëjti të arrestohej dhe të ndalohej, kudo që haset.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se disa nga urdhëresat aktive lidhen me rastet në të cilat ai është përfshirë si “Lëndim trupor” e po ashtu edhe për “Dhunë në familje”.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lexo edhe:

MKRS-ja padit Komunën e Prizrenit për rrënimin e kompleksit “Saraji i Vjetër”

Asnjë koment

Comments are closed.