14-11-2025

Arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” 31-vjeçari në kërkim me urdhërarrest të Gjykatës

Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore është arrestuar pasditen e së enjtes në ANP “Adem Jashari”, pasi ka rezultuar në Stop List gjatë kontrollit të rregullt kufitar.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja është regjistruar më 13 nëntor 2025, rreth orës 16:20, kur personi Sylejman Hajdini, rreth 31-vjeçar ka rënë në sinjalizim me urdhërarrest aktiv, lëshuar nga Gjykata e Prishtinës.

Menjëherë pas konstatimit, njësia policore ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar të dyshuarin, ndërsa zyrtari policor ka kontaktuar gjykatësen e lëndës, e cila ka konfirmuar vlefshmërinë e urdhërarrestimit dhe ka autorizuar ndalimin e tij.

Sipas vendimit të gjykatëses, Hajdini është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ku do të qëndrojë deri sot, kur pritet të sillet nga policia përpara Gjykatës kompetente për procedurat e mëtejshme.Rasti po trajtohet nga autoritetet policore dhe gjyqësore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.