Arrestohet në Budapest serbi që kreu krime lufte në Kosovë
Gjykata Themelore në Budapest ka vendosur të marten për mbajtjen në arrest, në pritje të procesit për ekstradim, të një shtetasi serb, i akuzuar për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë.
Një fletarrest ndërkombëtar për këtë person ishte lëshuar prej autoriteteve në Kosovë, ka bërë të ditur gjykata përmes një deklarate, raporton Daily News Hungary.
I dyshimti nuk është pajtuar me procedurën e thjeshtësuar të ekstradimit, duke e nxitur gjykatën që të japë urdhër për arrestimin e tij për një periudhë 40-ditëshe. Gjykata do t’i vlerësojë kushtet për ekstradimin e këtij personi, posa që ta pranojë kërkesën e plotë për ekstradim, është bërë e ditur.