12-08-2025

Arrestohet në Prizren i dyshuari për posedim të koka*inës – sekuestrohet drogë në vlerë 300 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike në një aksion të zhvilluar në rrugën “Viljam Voker” në Prizren.

Operacioni është ndërmarrë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.

I dyshuari H.K. është arrestuar më 11 gusht 2025, ndërsa gjatë kontrollit në dy lokacione janë sekuestruar: 4.44 kg substancë e dyshuar si kokainë, dy peshore elektronike, 260 euro para të gatshme, një pajisje për vakumim të qeseve plastike, një motoçikletë Piaggio Vespa, një telefon iPhone 15 Pro Max, një skalper, sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas Policisë, vlera e drogës së sekuestruar në tregun ilegal mund të arrijë deri në 300 mijë euro.


I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit dhe hetimet janë në vazhdim.

Policia e Kosovës ka ripërsëritur përkushtimin e saj në luftën kundër narkotikëve dhe ka ftuar qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Asnjë koment

Comments are closed.