Arrestohet në Prizren një i kërkuar dhe dënuar për nark*otikë
Prizren: Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest aktiv, i dënuar me burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikë, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Në kuadër të Planit Operativ “Urdhëresat 2025”, njësitet policore nga Stacioni Policor në Prizren, përmes veprimeve operative dhe taktike, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin T.F., mashkull nga Prizreni.
I njëjti ishte në kërkim, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest dhe ishte dënuar me vendim të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me 10 muaj e 20 ditë burgim efektiv.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin.