25-11-2024

Arrestohet në Prizren një person i kërkuar nga drejtësia italiane

Një person i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar në Prizren.

Përmes raportit të kujdestarisë 24 orësh, Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë dje pas dite, në bazë të urdhëresës ndërkombëtare, raporton Gazeta e Prizrenit.

“I kërkuari mashkull shqiptar dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit”, thuhet në raportin e PK-së, por nuk jepen detaje të tjera se çfarë vepre kërkohej i dyshuari.

Mbështetur në raportet e Policisë herë pas herë në Prizren janë arrestuar persona të kërkuar jo vetëm nga organet e drejtësisë vendore, por edhe ato ndërkombëtare.

Tri ditë më parë, një 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikëkalimin e Morinës pasi kërkohej nga autoritetet belge./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.