Arrestohet në Prizren një recidivist i veprave penale, i dënuar me mbi 3 vjet burg

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se është arrestuar Kujtim Tahiri, i cili ishte në kërkim me dy urdhër-arreste të Gjykatës.
Ai ishte i dënuar me 3 vite e 25 ditë burgim, por për një kohë kishte arritur t’i shmangej ekzekutimit të vendimit.
Tahiri njihet si përsëritës i shumë veprave penale, përfshirë: • Vjedhje • Vjedhje të rëndë • Posedim të narkotikëve • Shitblerje të narkotikëve.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në qendrën korrektuese për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.