Arrestohet në Vërmicë një shtetas i Shqipërisë, i gjenden 120 thasë miell pa dokumentacion
Policia e Kosovës në Vërmicë gjatë patrullimit, kishte ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili në automjet kishte të ngarkuar 120 thasë me miell për të cilin nuk posedonte asnjë lloj dokumentacioni.
I dyshuari së bashku me automjet me mall është shoqëruar në stacion policor, ndërsa në rast janë kyçur edhe inspektorët e tregut.
Lexo edhe:
Auditori i gjen mangësi Komunës së Prizrenit në projektin e shtigjeve për biçiklistë
Automjeti me mallra, janë sekuestruar përkohësisht për procedura të mëtejme. /Telegrafi/