24-11-2024

Arrestohet një 27-vjeçar i kërkuar për dhunim në Prizren

Të hënën, rreth orës 14:00, njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor- Prizren, ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O.G., (27-vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale “Dhunimi”.

Pas arrestimit të personit të kërkuar ai është dërguar para gjyqtarit kompetent , Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin.

I njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës.

Asnjë koment

Comments are closed.