28-09-2025

Arrestohet një burrë në Rogovë të Gjakovës pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së shtunës në fshatin Rogovë të Gjakovës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Më 27.09.2025, rreth orës 18:00, viktima I.H rreth 38-vjeçare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari A.H rreth 45-vjeçar i cili e kishte shtyrë dhe përplasur për muri.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe, me dëshirën e saj, bashkë me fëmijët është strehuar tek familja biologjike. Në procedurë ka qenë prezent edhe punëtori social.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga Policia, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar është vendosur që të mbahet në ndalim për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.