Arrestohet një burrë nga Rahoveci për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi kanosi një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë gjuetie, dy pistoleta (njëra me gas), një pushkë pneumatike dhe 50 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit. /KK