Arrestohet një femër: Ia mori revolen të dashurit të vet dhe e shkrepi “në shenjë revolte
Në raportin njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar një femër në Prishtinë – e cila pas një mosmarrëveshje me të dashurin e vet ia ka rrëmbyer pistolen dhe ka shkrepur “në shenjë revolte”.
VJEDHJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS
Prishtinë / 22.02.2025 – 20:50. Me 23.02.2025 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj, viktimës mashkull kosovar dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishekë. Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.