24-11-2024

Arrestohet një i dyshuar në Malishevë, i konfiskohen mbi 30 kg lëndë narkotike

Një person është arrestuar në një fshat të Malishevës për lëndë narkotike. Policia në një komunikate për media ka njoftuar se gjithashtu ka sekuestruar mbi 30 kilogramë substancë narkotike.

Bëhet e ditur se hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik sot rreth orës 15:00, gjatë trajtimit të një informate, kanë arritur ta lokalizojnë e më pas ta arrestojnë një person nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale.

“Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, meqë rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës. Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë narkotike. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, thuhet në njoftim.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.