Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për gra*bitje në Prizren
Policia e Kosovës njofton se më datë 09.02.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.B., mashkull, 28 vjeçar, nga Prizreni.
Sipas njoftimit, i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar 2 vite e 25 ditë burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Siç bën të ditur Policia, i arrestuari është dënuar për veprën penale “Grabitje” nga neni 316, i KPRK-së.
“I arrestuari A.B. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit” – thuhet në njoftim.


