29-01-2026

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me burgim efektiv për “narkotikë”, në Prizren

Më 29.01.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur të lokalizonin dhe të arrestonin të dyshuarin E.Q., nga Prizren. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me vite burgim efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar me 2 (dy) vite burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së.

I arrestuari E.Q. fillimisht është sjellë në stacionin policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Asnjë koment

Comments are closed.