Arrestohet një person, e dhunoi një të mitur vitin e kaluar në Suharekë
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi i njëjti dyshohet se dhunoi një të mitur në nëntor të vitit të kaluar.
Gjatë intervistës, policia bëri të ditur se i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të miturën.
“DHUNIM/Suharekë, nëntor 2022. Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.