Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Prizren dhe dërguar në vuajtje të dënimit, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit nga Policia, ai është arrestuar dje në rrugën “De Rada” në Prizren.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit” thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta e Prizrenit/