25-11-2024

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në fshatin Gjinoc të Suharekës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Nga raportet e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata.

/GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.