Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata
Një person që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë 32-vjeçari është arrestuar dje, pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Vushtrri.
Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por thuhet se pas arrestimit ka paguar gjobën dhe më pas është liruar.
Ndërkaq, prangave policore nuk ka mundur t’u ikë as një i ri në fshatin Janqisht të Malishevës. 23-vjeçari që po kërkohej nga Gjykata Themelore në Gjakovë, është liruar nga urdhërarresti pasi ka paguar gjobën.
Referuar raporteve të Policisë, del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/