Gjatë ditës së sotme polica në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. V., 53 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”.