Arrestohet një person, i sekuestrohen 3 hajmali dhe një qese me foli alumini!
Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi .
Kjo shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi” dhe “Mashtrimi”.
Nga aksioni janë sekuestruar:
-Një qese me rrumbullak me foli alumini, 3 hajmali
· 7 fletore me shënime
· 70 fletë të formateve të vogla
· 1 CD
· Regjistër i pacientëve
· Libër i vjetër dhe disa fletë
· 1 telefon Nokia, 1 telefon Iphone 8
· 1 fletore me shënime, Fatura të ndryshme
· Fletë të vogla me shënime dhe një fletore
· Para të gatshme 240 euro.