30-01-2026

Arrestohet një person në arrati, e dyshuar në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Një nga personat e dyshuar në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) është arrestuar sot.

Burimet tona të besueshme nga strukturat e hetimit bëjnë të ditur ekskluzivisht se e arrestuara është L. Berisha, nga Klina, e lindur në vitin 1996, e cila më herët ka arritur të largohet nga Kosova, para se të kapet nga autoritetet.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali disa ditë më parë, ajo është larguar nga Kosova disa ditë para aksionit masiv policor, ku u ndaluan dhjetëra persona të përfshirë në një hetim të gjerë për krim ekonomik dhe financiar që lidhet me BKS-në.

Aksioni ka përfshirë dhjetëra individë dhe subjekte afariste, si dhe persona përgjegjës të subjekteve juridikë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.