Arrestohet një person në Prizren, kan*osi tre zyrtarë policorë
Një person është arrestuar të mërkurën pasi kanosi tre zyrtarë policorë në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët policiorë ishin në kryerje të detyrës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti trajtohet në procedurë hetimore.
Rr. “Rrust Kabashi”, Prizren 01.10.2025 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur tre zyrtarët policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti trajtohet në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IO