01-04-2025

Arrestohet një prizrenas me urdhër-arrest aktiv, po kërkohej që disa muaj

Sot në Prizren, Policia ka arritur ta arrestojë një 56-vjeçar i cili po kërkohej prej katër muajsh, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 56-vjeçarin Gjevdet Koçinaj, i cili sot u arrestua pasi po kërkohej me urdhër-arrest aktiv.

Pas sigurimit të informacioneve nga terreni, njësitë policore kanë realizuar një operacion, i cili rezultoi me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se duke marrë parasysh se i dyshuari ishte i njohur për refuzimin e dorëzimit, policia fillimisht ka siguruar perimetrin e shtëpisë ku ai ndodhej.

Pas kësaj, pa përdorur forcë, njësitet policore kanë hyrë brenda dhe e kanë lokalizuar të kërkuarin.

Ai është legjitimuar, prangosur dhe shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari do të dërgohet për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga organet e drejtësisë.

Asnjë koment

komente are closed.