16-09-2024

Prizren: Arrestohet pasi publikoi incizim me armë zjarri

Në fshatin Shpenadi të Prizrenit është arrestuar një person, i dyshuar se në rrjetet sociale, kishte publikuar një incizim ku shihej duke shtënë me armë zjarri, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, të dyshuariit i është konfiskuar një pistoletë me 5 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /GeP

Asnjë koment

Comments are closed.