Një pylltar është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës afër Prizrenit.
Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë për shkak të dyshimit për përvetësim në detyrë. raporton “Gazeta e Prizrenit”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-pylltar, pasi që i njëjti ka bërë prerjen e druve pa leje përkatëse në parkun nacional, gjë që është e ndaluar për prerje”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për identitetin dhe për cilin park bëhet fjalë. /GazetaePrizrenit.net/