Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar shtetasi serb S.H (43-vjeçar), nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të martën, rreth orës 11:00, në stacionin policor kufitar (SPK) në Vërmicë, nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka hyrë kamioni me targa të huaja, të cilin e drejtonte i dyshuari.
“Gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë hasur në rimorkio në brendësi, katër (4) persona shtetas të huaj”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, shtetasit e huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt, përderisa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore. /BpD
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
P. S Foto nga arkivi