Arrestohet një shqiptar i kërkuar nga Interpoli, dyshohet për dhunim
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar më urdhër arrest ndërkombëtarë në Gjakovë dje rreth orës, 16:45.
I dyshuari ishte shqiptar më shtetësi Gjermane dhe ishte i kërkuar për veprën penale dhunim.
“Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol të lëshuar nga shteti i Gjermanisë është arrestuar një mashkull Shqiptar me shtetësi gjermane për veprën penale Dhunim. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./IO