04-05-2025

Arrestohet një shqiptar në Rumani, ofroi ryshfet për të shmangur ndalimin në kufi

Gjatë verifikimeve në bazat e të dhënave operative, autoritetet rumune zbuluan se njëri prej pasagjerëve rezultonte me një alarm aktiv në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS), i cili kërkonte ndalimin e hyrjes së tij në territorin rumun.

Gjatë procesit të kontrollit, një nga shtetasit shqiptarë tentoi të ofronte një shumë prej 500 eurosh një oficeri të policisë kufitare për të lejuar hyrjen në vend të personit të ndaluar nga sistemi.

Sipas autoriteteve, “polici kufitar e refuzoi ofertën dhe paraqiti një ankesë, e cila u regjistrua në Drejtorinë e Përgjithshme Kundër Korrupsionit – Shërbimi Kundër Korrupsionit i Qarkut Timiş dhe iu dorëzua Prokurorisë pranë Gjykatës së Timiş për hetime të mëtejshme.”

Si përgjigje ndaj ngjarjes, oficerë të DGA – Timiș ndërhynë për të realizuar procedurat e nevojshme ligjore dhe arrestimin e autorit. Shqiptari në fjalë u identifikua fillimisht si i dyshuar dhe më pas si i pandehur për veprën penale të ryshfetit.

Hetimet ndaj tij po vazhdojnë në gjendje të lirë.

Asnjë koment

Comments are closed.