26-11-2025

Arrestohet një shtetas i huaj në Kosovë, kërkohej nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i specializuar FAST, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se  sot  rreth orës 13:30, zyrtarët policorë të kësaj drejtorie, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, kanë ndaluar një person me shtetësi të huaj, i cili ishte i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e një shteti tjetër, për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.

Personi i arrestuar është shoqëruar për procedura të mëtejme, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vijuar pastaj me hapat e tjerë ligjorë sipas praktikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në funksion të sigurisë së përgjithshme dhe luftimit të krimit pa kufij”, thuhet në njoftim. .

Asnjë koment

Comments are closed.