14-11-2025

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, me kërkesë të Interpolit

Një shtetas i Kosovës, S.O. 66-vjeç, është arrestuar në hyrje të Malit të Zi në pikëkalimin kufitar “Bozhaj” që lidh Tiranën e Podgoricën.

Sipas raportimeve të mediave në Podgoricë, ai është arrestuar me urdhër të zyrës së Interpolit në Shkup si i dyshuar për mashtrim tatimor, shmangie tatimore dhe pastrim parash.

“Dje, në pikën kufitare Bozhaj, oficerët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare ‘Qendra’, Stacioni i Policisë Kufitare I Podgoricë, kontrolluan një person S.O. (66-vjeç) nga Kosova në hyrje të Malit të Zi. U përcaktua se ndaj këtij personi është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar i Interpolit i lëshuar nga Zyra e Policisë Kufitare e Interpolit Shkup për shkak të pranisë së tij në procedurën penale që po zhvillohet kundër tij me dyshimin për kryerjen e veprës penale të asociimit kriminal për mashtrim tatimor, shmangie tatimore dhe pastrim parash”, citon “Vijesti” deklaratën e policisë.

Policia shtoi se vepra penale për të cilën dyshohet S.O. mbart një dënim me burg deri në 10 vjet.

“Ai u privua nga liria dhe u dërgua te gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë për juridiksion të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë. /KK

Asnjë koment

Comments are closed.