Arrestohet një shtetas i Turqisë në aeroport, iu gjetën pasaporta që dyshohet se janë false
Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës pasi i janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet se janë falsifikuar.
Policia e Kosovës njoftoi se pasaportat ia ka konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës 04.10.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.