Arrestohet njëri nga gjashtë anëtarët e familjes Likaj për plagosjen në Prizren
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren gjatë ditës kishte shpallur në kërkim gjashtë anëtarë të familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit për plagosjen në fshatin Gjonaj. Javën e kaluar Sinjali ka publikuar ekskluzivisht emrat e të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati që nga 22 maji.
Pak orë pas shpalljes për kërkimin e të dyshuarve, Policia ka arrestuar Abedin Zenel LIKAJ, zbulon Gazeta Sinjali.
Lexo edhe:
Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarve për plagosjen në Gjonaj të Prizrenit
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata