10-05-2025

Arrestohet pasi e goditi policin me automjet dhe e grushtoi në Prizren

I dyshuari fillimisht e goditi policin me automjetin e tij e më pas e sulmoi fizikisht duke e goditur me grusht.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është S. Suka, i cili përfundoi në ndalim policor.

Rasti ndodhi në rrugën “Ekrem Rexha”, ku polici ishte në lëvizje me motoçikletën e tij, kur i dyshuari e goditi.

Si pasojë e lëndimeve, zyrtari policor mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

komente are closed.