Arrestohet pasi futi forcërisht femrën në veturë në Suharekë
Një person është arrestuar pasi pa dëshirën e saj ka futur në veturë një femër me të cilën ishte në lidhje, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë në rr. “Brigada 123”, në Suharekë.
“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar me të cilin është në lidhje, pa dëshirën e saj është marrë me forcë dhe është futur në veturë”, njoftoi Policia.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/