24-11-2024

Arrestohet pasi mbyll vajzën që e mori nga partneri me të cilin bashkëjetonte në Sharr

Një person është dërguar në mbajtje në Sharr (ish-Dragash), për shkak të ndërhyrjes për ta marrë vajzën nga partneri i saj me të cilën ka bashkëjetuar, duke e mbyllur më pas në një dhomë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Policia e ka cilësuar këtë rast si kërcënim dhe dhunë familjare.

“Me 15.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me dhunë ka marrë vajzën kundër vullnetit të saj, nga aty ku bashkëjetonte me një person dhe duke e kërcënuar e ka mbyllur brenda në një dhomë”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.