Arrestohet pasi ofron 500 euro ryshfet inspektorit në Malishevë
Në Malishevë është arrestuar një person për dhënie ryshfeti. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Avdyl Krasniqi”.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i ka ofruar ryshfet 500 euro viktimës mashkull K-Shqiptar, inspektor i punës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.