Prizren: Arrestohet një person që vodhi një telefon
Një person është arrestuar në Prizren për shkak të vjedhjes së një telefoni, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur para dy muajsh, por arrestimi i të dyshuarit është bërë tashmë.
Burime të portalit “Gazeta e Prizrenit” nga Policia, njoftuan se bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet E. A, i cili është i njohur për organet e rendit.
Raporti nga PK:
Prizren 29.09.2022 – 13:25. Me 08.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ka kryer vjedhjen e telefonit të viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.