28-01-2026

Arrestohet për ryshfet inspektori i punës, u kap në flagrancë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një inspektor të Inspektoratit të Punës në Prishtinë.

SInjali mëson se bëhet fjalë për G. Berishën.

I njëjti është kapur në flagrancë dhe dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”.


 

“Dhe poashtu prokurori brenda afatit ligjor do te parashtroje kerkese me shkrim para gjykates kompetente per caktimin e ndonje prej masave ndaj te dyshuarit.”, tha Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Gashi, për Sinjalin.

Asnjë koment

Comments are closed.