24-11-2024

Arrestohet personi që ngacmoni seksualisht një vajzë në Prizren

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual.

“Është arrestuar një i dyshuar i përkatësisë shqiptare pasi që dyshohet se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht një grua të nacionalitetit rom”, thuhet në raportin nga Policia.

I dyshuari është sulmuar fizikisht nga vëllai i viktimës, në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.