04-03-2025

Arrestohet personi që shqeu Kur’anin në Prizren

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person mbrëmë në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.

Referuar informacioneve nga Policia, i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:10, përballë një lokali, ndërsa një nga qytetarët tha se nuk e njohin personin në fjalë.

“I shikuam kamerat, por personin nuk po e njeh askush”, tha ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ndërkohë, gazetari Nuhi Salihu deklaroi se “dyshohet se personi ka probleme mendore”, por kjo mbetet të konfirmohet nga autoritetet.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Asnjë koment

Comments are closed.