25-11-2024

Arrestohet personi që vendosi bombën në Taksim, policia e di se me kë është i lidhur

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.

Dhe tani siç raportohet, një i dyshuar tani është arrestuar, ka thënë shefi i policisë turke, përkatësisht ministri i Brendshëm.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha më herët se shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.

Ndërkohë presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar se autorët do të ndëshkohen.

Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulmin e poshtër”.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, citohet të ketë thënë për mediat turke se një grua ishte ulur në një stol në zonë për më shumë se 40 minuta, duke u larguar vetëm disa minuta para se të ndodhte shpërthimi.

E të hënën në mëngjes, Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu ka bërë të ditur se një person i dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për përgjegjësi.

PKK është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. BE dhe SHBA e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste, shkruan BBC.

Asnjë koment

Comments are closed.