25-11-2024

Arrestohet prizrenasi me dyshim se mori një stoli ari në një veturë në auto-larje dhe e shiti

E kishte dërguar veturën në një auto-larje, por nga aty iu mor një stoli ari, që më pas iu shit një personi tjetër, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ankuesi këtë rast e raportoi në Polici. Për këtë dje janë ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për shpërdorim të pasurisë së huaj, por pas intervistimit blerësim është liruar.

 Raporti i plotë nga Policia:

SHPËRDORIM I PASURIS SË HUAJ

Prizren. Në lidhje me rastin e paraqitur me 04.12.2022 – 11:00, me 08.12.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se njëri nga ta kishte marr një stoli ari nga vetura e ankuesit mashkull kosovar, të cilën veturë ankuesi e kishte lënë në autolarje për pastrim. Më pas i dyshuari stolin e arit e kishte shitur tek i dyshuari i dytë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, gjersa i dyshuari i dytë është liruar.

Asnjë koment

Comments are closed.