17-03-2026

Arrestohet prizrenasi në Morinë, u zu në kufi me mbi 100 gramë kanabis

Një 33-vjeçar nga Prizreni është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës, nën dyshimin se tentoi të trafikonte lëndë narkotike drejt Shqipërisë.

Sipas Policisë së Shqipërisë, në veturën e të dyshuarit u gjetën mbi 100 gramë kanabis.

Kjo sasi u sekuestrua, së bashku me automjetin.

“Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri. Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren. Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, thuhet nga Policia.

 

Asnjë koment

Comments are closed.