Arrestohet pronari i gurthyesit në Suharekë, në vendin e punës vdiq një punëtor
Një person 51-vjeçar ka vdekur dje në vendin e punës në një fshat të Suharekës.
Policia sot ka dhënë detaje shtesë për këtë rast, me ç’rast njofton se është arrestuar një person (pronari i gurthyesit ku punonte viktima).
“Suharekë 01.02.2023 – 13:35. Raportohet se një person në vendin e punës derisa ka qenë duke testuar një makineri, ka pësuar lëndime me ç’rast i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ku dhe nga mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.