Një i dyshuar është arrestuar në Prizren, për shkak të frikësimit gjatë procedurës penale të një personi tjetër, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth mesnatës. Referuar raportit të policisë, viktima mashkull (K/shqiptar) ka njoftuar se është kërcënuar nga dy të dyshuar meshkuj /K shqiptarë, lidhur me një procedurë gjyqësore.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt kurse tjetri dërgohet në mbajtje”, bën të ditur Policia në raportin 24orësh.
Nuk është njoftuar për natyrën e procedurës gjyqësore e as identitetin e të dyshuarve. /GazetaePrizrenit.net