Arrestohet shtetasi nga Shqipëria për posedim droge në pikëkalimin kufitar në Vërmicë
Një person i dyshuar, shtetas i Shqipërisë është arrestuar për shkak të posedimit të substancave të dyshuara narkotike në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit.
Sipas Policisë kufitare gjatë verifikimit dhe kontrollimit tek ai është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 4.23 gr dhe 68 farë me peshë prej 1.28 gr të dyshuara për farë të kanabisit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistonit dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Mbështetur në raportet policore, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë disa herë janë gjetur dhe arrestuar persona për shkak të posedimit të drogës. Për shkak të kësaj organeve të drejtësisë u janë dorëzuar si shtetas të Kosovës ashtu edhe ata nga Shqipëria apo vendet tjera. /GazetaePrizrenit.net
P.S Foto nga arkivi