24-11-2024

Arrestohet sulmuesi i prokurorit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se gjatë një aksioni të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është kapur dhe arrestuar personi B.Rr., i dyshuar lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Prokurorit të Shtetit Atnor Skoro.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.

Prokurori Skoro duke u kthyer në vendin e tij të punës, afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është sulmuar nga i dyshuari B.Rr. i cili e ka goditur në kokë, si pasojë e së cilës ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe për momentin është në arrati.

Prokuroria Themelore në Prizren i dënon ashpër sulmet e tilla ndaj prokurorëve dhe punës së tyre, si dhe është e vendosur në luftimin e krimit dhe do t’i hetoj dhe akuzojë të gjithë personat që shkelin ligjin.

Ndryshe, rasti është dënuar ashpër edhe nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Asnjë koment

Comments are closed.