18-12-2024

Arrestohet supermashtruesi, shkaktonte aksidente qëllimisht për të përfituar nga sigurimet

Dje Sektori Rajonal i Hetimeve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor ka pranuar informata se personi G.B. ( M/K) i moshës 23 vjeç, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave.

Ai dyshohet se më 08.12.2024, tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhtarët e tij.

Hetuesit rajonalë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidetit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rrit shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B. në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona të tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar.

I dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të tjera hetimore./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.