25-11-2024

Arrestohet zëvendësministri për Zhvillim rajonal, Musa Cena

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka për “Zërin’, ka konfirmuar se zëvendësministri në Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është ndaluar nga Policia e Kosovës nën akuzën për “Marrje Ryshfeti dhe Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare”.

Beka po ashtu ka konfirmuar se i njëjti është arrestuar sot së bashku me dy persona tjerë të ngarkuar me të njëjtën vepër.

Sipas tij pritet që të hënën të mbahet edhe seanca dëgjimore për rastin.

“Mund të konfirmojë se me urdhër të prokurorit të rastit, Kujtim Munishi jam informuar se policia ka arrestuar zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena së bashku me dy të dyshuar tjerë për veprën penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje të ryshfetit’. Të dyshuarit janë ndaluar sot  për 48 orë dhe ndaj të njëjtëve nesër vendoset a do të shkohet me kërkesë për caktim të paraburgimit si masë e sigurisë së prezencës së të dyshuarve në procedurë hetimore. Besoj që të hënën rasti do të dal edhe në seancë dëgjimore”, ka thënë Beka për “Zërin”.

Cena është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe vie nga partia e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Asnjë koment

Comments are closed.